Vlorë vjen sot super krocera me milionerë!

Vlorë- Në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm (14 korrik) është ankoruar anija kroçere ‘Silver Whisper’.

Në bord ndodhen 383 pasagjerë me kombësi të ndryshme përfshirë këtu: SHBA, Britania e Madhe, Australi, Kanada etj.Anija kroçere është nisur nga porti i Barit, Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00.