Lajm i rëndë për shqiptarët rritet cmimi i kafesë!

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025.

Sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Në muajin korrik 2025 ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025.