Emigrimi i shqiptarëve ka rritur nevojën për fuqi punëtore të huaj. Vetëm vitin e kaluar, rreth 13 mijë shtetas të huaj u pajisën me leje pune në Shqipëri, kryesisht në sektorin e turizmit.
Punëtorët vijnë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina dhe Ukraina.
Ekspertët theksojnë se kjo është një zgjidhje afatshkurtër dhe me kosto të lartë, pasi sjellja e një punëtori të huaj kushton deri në 3,500 euro.
Ndërkohë, edhe kërkesat për leje qëndrimi janë rritur ndjeshëm, me mbi 13 mijë aplikime, kryesisht nga italianë, indianë, turq dhe kosovarë./TemA