Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të gjithë Shqipërinë duket ende i largët për t’u realizuar.
Referuar Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024, rezulton se kohëzgjatja mesatare e furnizimit me ujë në rang kombëtar është 17.3 orë/ditë.
Situata më problematike i takon 2 bashkive të qarkut të Tiranës, Kamzës dhe Vorës.Rreth 96 mijë banorë të bashkisë së Kamzës kanë ujë vetëm 4 orë në ditë, dhe dyfish më shumë, me 8 orë në ditë ujë të pijshëm është Vora që ka 21 mijë banorë.
Të dy ujësjellësit e këtyre bashkive do të bashkohen me atë të Tiranës, por ende nuk është finalizuar riorganizimi i tyre siç ka ndodhur me 14 ujësjellësit e tjerë qendror që tanimë janë licencuar. shqiptarja.com