Edi Rama mashtron publikisht për ndërtimin e Portit të Ri!

Rama gënjeu për portin, shqiptarëve u merren 390 milionë euro nga xhepi.

Me projektin e Mohamed Alabar në Durrës, shqiptarët u njohën përmes ekraneve të mediave kryesore në vend. Intervistat e biznesmenit arab, më shumë se një punë gazetarësh që filtrojnë propagandën nga e vërteta, e shndërruan prezantimin e “Durrës Jaht Marina” në një fushatë banale marketingu, ku përsëriteshin pa mbarim imazhet e projektit 3D.

Por tashmë që propaganda është fashitur, po kuptohet gjithnjë e më qartë se qëllimi i saj ishte fshehja e negociatave që në të vërtetë u kryen në errësirë dhe në shpërfillje të interesit publik. Pasojë e një kontrate të negociuar në errësirë, përmes kontakteve të kryeministrit Rama me biznesmenin arab, është edhe vendimi që merr sot parlamenti për t’u marrë 390 milion euro nga taksat e shqiptarëve, për portin e ri të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano.