Qeveria “luftë” me djathin dhe kosin, pa harruar çobanët!

Nga sot nuk do të lejohet më tregtimi i bulmetit pa faturë tatimore. Tatimet do të ‘zbresin’ në terren për të verifikuar nëse produktet janë të shoqëruara me faturë fiskale në momentin e blerjes.

Aksioni vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit. Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

“Duke filluar nga e hëna nuk ka më paralajmërime po vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë”, tha Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.