Hapen aplikimet për fermerët, naftë dhe subvencione për bagëtitë!

Sot hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt. Në këtë skemë është caktuar se nëse 4 fermerë bashkohen për të mbjellë të njëjtin produkt do të përfitojnë financim të plotë.

Po ashtu edhe për blegtorët, ku duhet të bashkohen 7 blegtor që të arrijnë numrin e bagëtive dhe të përfitojnë nga skema kombëtare. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, dhëna prioritet bashkimit të fermerëve në mënyrë që të rritet numri i përfituesve.

Mbështetje 10 mijë lekë për krerë do të marrin të gjithë ata fermerë që kanë jo më pak se 10 lopë edhe nëse bashkohen tufat e disa blegtorëve financimi do të jetë i plotë. Nëse kanë më shumë se 50 lopë fermeri merr 5 mijë lekë për bagëti.Veliaj dhe Denaj prezantojnë Skemën për Mbështetjen e Bujqësisë.

1200 lekë për krerë do të marrin blegtorët që kanë mbi 100 krerë dele apo dhi. Nëse tufa është më e madhe se 300 krerë, financimi për pjesën mbi 300 ulet me 50%, pra marrin 600 lekë për çdo krerë.

Të gjithë fermerët që merren me bletari do të marrin financim 1 mijë lekë për zgjua, ndërsa financimi ulet me 50% për çdo zgjua mbi shifrën 150 zgjoje.Financime këtë vit do të ketë edhe për bimët aromatike, ku fermeri do të përfitojë 30 mijë lekë për sipërfaqe jo më të vogël se një hektar. Financime do të ketë edhe për prodhimet në sera apo prodhimet e mekanizuara në bujqësi.