Italia njeh pensionet e Shqipërisë, arritje historike!

Pas 15 vitesh negociata Italia dhe Shqipëria firmosin Marrëveshjen për sigurimet shoqërore, nga e cila do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani dhe homologu italian Antonio Tajani firmosën sot (6 shkurt 2024) marrëveshjen”.

Një marrëveshje e rëndësishme. Kishte 15 vite 12 prisnim këtë firmë të cilën e formalizuam sot dhe garanton të drejtat e punonjësve italianë dhe punëtorëve shqiptarë në Itali” tha Tajani.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani do të përmbyllë vizitën në Itali ditën e sotme, 6 shkurt. Hasani është pritur nga homologu Antonio Tajani, dhe më pas firmosin marrëveshjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfirojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali, si edhe italianët në vendin tonë.