Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë”, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi. Kështu tha analisti Ben Andoni, në A2 CNN.
Ai tha se Serbia po e përdor paktin e arritur muaj më parë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, për të çuar përparat agjendën e saj agresive.“Kosova dhe Shqipëria do i gjendeshin njëra-tjetrës për çdo problem.
Madje edhe kur ishte pjesë e Jugosllavisë, disidenca e tyre ka qenë pro shqiptarëve. Do të doja të ishte edhe Bullgaria, sepse është një vend që i ka treguar dhëmbët Serbisë. Uroj që vendet tona ta shikojnë Serbinë ashtu siç është. Serbia ka një ushtri shumë potente”, tha Andoni.