Behgjet Pacolli ka denoncuar shtetin e Ukrainës pë sjelljen ndaj nje grupi të kosovëa. Në rrjetet e tij sociale ai shkruan: Edhe pse ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare.
Sot, Ukraina ka shkaktuar një skandal diplomatik: shtetasit e Kosovës janë ndaluar dhe kthyer mbrapsht në pikën kufitare me Moldavinë.Jo vetëm që u është refuzuar hyrja, por sipas dëshmive ata janë ofenduar dhe maltretuar nga autoritetet ukrainase – madje duke u quajtur edhe “terroristë”.
Ky nuk është incidenti i parë. Vite më parë, Ukraina veproi në mënyrë skandaloze edhe ndaj ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës, të cilët u detyruan të luanin në Gjeorgji, pasi Kievi nuk pranoi të hapte dyert për ta.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli:“Është e papranueshme dhe e turpshme që qytetarët tanë të trajtohen në këtë mënyrë. Kosova ka treguar vazhdimisht solidaritet me popullin ukrainas në kohë lufte, ndërkohë që autoritetet e tyre na poshtërojnë dhe na mohojnë dinjitetin më elementar.
Ky është një alarm serioz për politikën tonë të jashtme – duhet të rishqyrtojmë marrëdhëniet me ata që nuk na respektojnë,” – u shpreh Pacolli.
Në Kosovë, kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë të madhe dhe hap pyetjen e drejtpërdrejtë:A nuk ka ardhur koha të ndryshojmë qëndrimin ndaj atyre që na shohin me përçmim dhe na mohojnë identitetin?-Pacolli është zyrtari i parë shqiptar që del haour kundër sjelljes së Ukrainës nderkohë emri i tij flitet si ministër i jashtëm i Shqipërisë!