30 vjecarja Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj për ti marrë 2 ml euro, nga sigurimi për jetën nê Suedi. Lajmi eshte publikuar nga mediat në Kosovë.
Ndërkohë ka qenë dorasi Granit Plava i cili tha se për inskenimin e grabitjes dhe vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i saj, Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro.
Të dy, së bashku me Kushtrim Kokallën, i cili po ashtu u arrestua për këtë krim, dolën sot për herë të parë para gjykatës. Atyre pritet që sot t’iu caktohet masa e paraburgimit.