Nuk jam me Sida!” Reagon ashpër Flamur Golemi, Bashkia Gjirokastër padit shpifësin!

​GJIROKASTËR – Përmes një reagimi të gjatë dhe të mbushur me indinjatë, Bashkia e Gjirokastrës ka hedhur poshtë me neveri lajmet e përhapura së fundmi, ku pretendohej se 18 punonjës të këtij institucioni ishin infektuar me virusin HIV (Sida). Aludimet ekstreme shkonin deri aty sa thuhej se ky virus, që transmetohet seksualisht, u ishte ngjitur punonjësve nga vetë kryetari i Bashkisë.​

Mediat i “vunë kapakun” këtij trillimi duke publikuar analizat zyrtare të kreut të Bashkisë, Flamur Golemi, ku rezultoi qartësisht se ai nuk është i prekur nga Sida.

Ky fakt vërtetoi se e gjithë historia ishte një trillim i pastër.​

Padi penale ndaj Emin Kokalarit​Sipas Bashkisë Gjirokastër, burimi i këtij sulmi të ulët është Emin Kokalari, ndaj të cilit tashmë është depozituar një padi penale. Ky lajm, i cili qarkulloi me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, bëri bujë të madhe pasi aludohej për një shpërthim infeksioni në qytetin më të madh të jugut, duke përfshirë edhe kreun e institucionit.​

Prapavija politike

​Në reagimin e saj, Bashkia thekson se ky lajm rezultoi tërësisht i pavertetë dhe ka pasur si burim informacioni njerëz afër Partisë Demokratike në qytet. Këta individë cilësohen nga administrata lokale si persona që njihen tashmë për sjelljen e tyre të papërgjegjshme dhe përdorimin e shpifjeve të tilla për qëllime politike.​

Përmes këtij reagimi, institucioni kërkon t’i japë fund spekulimeve që cenojnë jo vetëm figurën e kryetarit Golemi, por edhe integritetin e të gjithë punonjësve të Bashkisë Gjirokastër.