Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
32-vjeçari shqiptar ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche Cayenne, kur është përplasur me një furgon dhe më pas ka përfunduar në një kanal dhe në një pemë.
Viktima mësohet se është Ruben Wlodkowski, 32-vjeç me origjinë shqiptare i lindur në Peschiera, në provincën e Veronës. Bashkë me të udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, bëjnë me dije mediat italiane. Gjashtë personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, një djalë 16 vjeç, një djalë 28 vjeç, një vajzë 34 vjeç, dy gra 41 dhe 73 vjeç dhe një burrë 47 vjeç.