Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit Çopja në Elbasan, rezulton pronar i disa bizneseve. Jo vetëm kompleksi Ajman Park, i sekuestruar nga SPAK, por Julian Balla është gjithashtu pronar i kompanisë AMR shpk, e cila vetëm pak muaj më parë fitoi një tender me vlerë 1.2 miliardë lekë për menaxhimin e mbetjeve urbane të bashkisë Shijak.
Ky tender, por edhe kryetari i bashkisë Shijak, u denoncuan nga emisioni Piranjat, pasi rezultoi se mbetjet urbane nuk hidheshin në landfillin e Sharrës, siç parashikonte kontrata, por depozitoheshin në një landfill ilegal në fshatin Hardhishtë.
Zbardhja e emrave të personave të përfshirë në trafikun e 17 tonëve kokainë ka nxjerrë në pah se shumë prej këtyre personazheve paratë e drogës i kanë pastruar në resorte luksi apo kompani të cilat kanë përfituar tendera publikë.
Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafikun e drogës si pjesë e grupit Çopja, nuk është vetëm pronar i kompleksit Ajman në Shijak, i cili është sekuestruar këtë të premte nga SPAK.
Fadil alias Julian Balla rezulton se është dhe pronar i kompanisë AMR shpk. Kjo kompani, vetëm pak muaj më parë, u denoncua në emisionin Piranjat në Syri Televizion, se kishte fituar një tender me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë nga bashkia Shijak, për menaxhimin e mbetjeve urbane.