Kontrollohen banesat e tre drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, mes tyre edhe zyrtarja e investimeve e Veliajt. Kontrollohen banesat e tre drejtuesve të Bashkisë së Tiranës.
Dalin në dritë të tjera detaje nga kontrollet e SPAK në Bashkinë e Tiranës.
Mësohet se mbrëmë janë kontrolluar tre banesa drejtorësh të kësaj bashkie. Ndërkohë që sot janë kontrolluar zyrat e tyre. Burimet e kuqezi thonë se mes banesave të kontrolluara është edhe ajo e Ilda Qazimllari.
Ajo shërben si drejtoreshë e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës.
Qazimllari kishte kaluar drejtoreshë e komanduar pas arrestimit të Taulant Tushes për aferën e inceneratorëve. Por ajo që dihet është se Erjon Veliaj është i dyshiar kryesore për inceneratorët dhe sipas opozitës ai pritet të arrestohet këtë vit.