Fijet e zeza të interesave ruse, kamufluar nga offshoret, Letonia, Estonia deri në Tiranë, vijojnë duke i zgjatur deri tek ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Suela Janina.
Prapaskena mëson se në Prokurorinë e Tiranës është hapur një dosje penale, protagonist i të cilës është Elton Janina, bashkëshorti i ambasadores Suela Janina, një nga ‘ujqërit’ e mafies së mikrokredive në Shqipëri.Elton Janina, i cili po hetohet për mashtrim me pasoja të rënda, zhvatje dhe tjetërsim pronash, mbledh kreditë e piramidës financiare ruse Kredo.al, duke sekustruar shtëpi dhe prona për një telefon, pa njoftim, me ankande të fshehura dhe në mënyrë të paligjshme.
Kredo Financë, njohur me emrin Kredo.al, që i ka shitur kreditë Elton Janinën, është tentakulë e oligarkëve rusë në Tiranë, konkretisht e Oleg Boyko, i cili e kontrollon piramidën financiare përmes kompanisë Eleving Consumer Finance Holding, regjistruar në Shqipëri si ortaku mazhoritar me 95% i “Kredo Finance”.Oleg Boyko, që kontrollon Kredo.al, konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një personazh i dyshimtë, me lidhje me krimin e organizuar dhe si i mbështetur nga pushteti i Vladimir Putin për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve në SHBA dhe vende të tjera demokratike.
Departamenti Amerikan i Thesarit e ka vendosur Bojkon në të ashtuquajturën “Lista e Putinit”, e cila përfshin oligarkë rusë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.Një raport i inteligjencës amerikane i paraqitur në Senat në vitin 2017 e quajti oligarkun rus, Bojko, “një person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse dhe shërbimet ruse të sigurisë dhe i përfshirë në krimin e organizuar”.
Oleg Boyko është person i sanksionuar edhe në Ukrainë, Kanada dhe Australi.Oleg Boyko jo vijon aktivitetin e dyshimtë financiar në Shqipëri, por mund të ndikojë apo të diktojë ambasadoren e Shqipërisë në Bruksel, përmes kapjes së bashkëshortit të saj.