Nga janari 2025, qeveria do të nisë punën për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Pra, platforma TikTok nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë. Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canipranë shkollës ‘Fan Noli’, që sipas qeverisë zanafilla e dhunës dhe bullizmit mes të miturve nisi në rrjetin social TikTok.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do duhet një fazë kohore 6-8 javë për mbylljen totale të TikTok, vit që përkon edhe me zgjedhjet parlamentare. Më pas, ky vendim do të rishikohet në bazë të politikave që do ndjekin vendet e tjera, reagimin e vetë kompanisë kineze TikTok, por edhe se çfarë filtrash mund të aplikohen për kufizime.
Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok”, tha Rama në takimin e fundit përmbyllës të konsultimit publik, tha Rama.