“Lindi edhe ideja e muzeut arbëresh në Shqipëri.
Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komiteti arbëresh, ka ruajtur me fanatizëm reliket të jashtëzakonshëm dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve”Ky premtim i kryeministrit Edi Rama, në samitin e 3-të të Diasporës në Tiranë, do të vihet në jetë shumë shpejt.
Një vendim i ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, i 21 shkurtit i ka hapur rrugë ndërtimit në fshatin Vuno të Himarës të muzeut kushtuar historisë së arbëreshëve.
Muzeu parashikohet të ndërtohet në ish shkollën 8-vjeçare në Vuno, një prej fshatrave më të bukur të jugut të Shqipërisë, ku kanë prejardhjen shekullore një numër i madh arbëreshës, familjet e të cilave u shpërngulën nga kjo krahinë në shekullin XVII.