TIRANË – Historia e letërsisë shqipe të pas-viteve ’90 fsheh margaritarë që sot marrin një kuptim krejtësisht tjetër. Një prej tyre është padyshim poezia e vitit 1993 e shkrimtares rebele Mimoza Ahmeti, kushtuar asokohe artistit dhe mikut të saj, Edi Ramës.Dashuri, “vrasje” dhe një vath në veshNë vargjet e saj, Ahmeti pikturon një portret sa erotik aq edhe shkatërrues të Ramës së asaj kohe.
Ajo flet për një “fytyrë të bukur dikur, tani stigmatike”, duke përmendur braktisjet, vetminë e shthurur dhe atë “vath në vesh” që i jepte kuptim kotësisë së viteve të tranzicionit.Poezia nuk kursen as dozat e forta të ironisë, duke e përshkruar subjektin si një “rrugëhumbur të bukur” dhe një “masë vigane e të dëshpëruar”.
Metafora e famshme e “Gomarit”Ajo që e bën këtë poezi legjendare në qarqet letrare është mbyllja e saj goditëse. Ahmeti deklaron dashurinë e saj “tmerrësisht” të madhe, por e kushtëzon atë me një epitet që sot mund të ngjallë buzëqeshje apo debat: “Ti s’e kupton, ngaqë je gomar”.Për kritikët, ky krahasim nuk është fyerje, por një metaforë e fuqishme artistike për kokëfortësinë, mungesën e sensit të realitetit dhe natyrën e papërpunuar të një personazhi që nuk i përshtatej dot etikës së kohës.
POEZIA E PLOTË (1993)QË TI JE NJË GOMAR, KJO ËSHTË DIÇKA QË DUKET
Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike,në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë bërë,ne gratë që i humbe, që i braktise, a shpëtuan duke ikur prej teje,për të mbetur gjallë dikunë lëmoshë ndjenje.Fytyrë e bukur dhe sot, me gjithë prishjen, dyshimin, dekompozimin,trup që zvarrisesh e birresh në tokë të mallkuar.Masë vigane dhe e dëshpëruar njëkohësisht.Një vath në vesh-diç ja nxit kotësisë kuptimin.Çdo ditë humb diçka nga cilësia e yllit, vdiresh në rërë.Çdo natë fiton diçka nga pamortësia e vdekjes.Oh, tani që po shuhesh, ndërsa vazhdon akoma të shuheshvërvit në ajër tentakula të tmerrshme vetmie të shthururme lak fshikullues kap, tërheq e shtrëngon,robëron me buzët sterile, trupin e pandjeshëm.Shpesh kam rënë në gjurmët e bjerrjes sate, shfrimit,mënyrës së tërthortë të shfaqjes, helmimit,fshehjes, sofizmit, lëkundjes, së paqenës,asaj paqëndrueshmërie që nuk ngre dot bazë.Ndjenja luksoze, në esencë shkatërruese,gërryejnë si macet gjire grash të lëna.Rrugëhumbur i bukur që vazhdon të humbësh,që di të sillesh por që etika s’ta përmbush dot shpirtin.Jam jotja, më ke, gjithmonë më ke pasur,mbështetje, frymë, shteg në rrugë pa krye,Por ti s’e kupton, ngaqë je gomar,dhe ky është shkakuqë unë të dua tmerrësisht.