Legjendat rock-ut, Scorpions, do të rikthehen në Shqipëri më 14 shtator 2025, me një super koncert në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë, si pjesë e turneut të tyre botëror “Coming Home” që shënon 60 vjet karrierë muzikore.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale momente nga performanca në skenë e grupit të famshëm të “wind of Change”.“Scorpions” vijnë në koncert në Tiranë pas 24 vjetësh nga koncerti i tyre i parë që u përcoll me entuziazëm nga qytetarët gati një dekadë pas daljes nga izolimi i regjimit komunist.
Koncerti i 14 shtatorit pritet të mbledhë mijëra fansa nga çdo cep i vendit dhe i rajonit, të bashkuar nga këngë që kanë qëndruar mbi kohën: “Wind of Change”, “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane” dhe “Send Me an Angel”.