Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.
Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.
Faktorët e rrezikut për shëndetin e syveËshtë vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.
Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos. Marre nga: ora news