Al Pacino nuk mbahet, bëhet baba në moshën 80-vjeçare me partneren 29-vjeçare!

Legjenda e kinemasë botërore, Al Pacino, ka përjetuar një gëzim të rrallë në jetën e tij private: ai është bërë baba në moshën 80-vjeçare.

Aktori i famshëm i “The Godfather” dhe “Scarface” ka mirëpritur fëmijën e tij me partneren e re, vetëm 29 vjeç, duke shkaktuar reagime të shumta në mediat ndërkombëtare.

Çifti ka zgjedhur ta mbajë të rezervuar jetën personale, por lajmi është bërë publik nga burime pranë tyre, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale.Historia e Pacinos është shembulli i gjallë se jeta private nuk ka moshë dhe surprizat mund të vijnë edhe kur askush nuk i pret.

Ky zhvillim ka hapur diskutime të gjera mbi dashurinë, diferencat e mëdha të moshës dhe vendimin për të sjellë në jetë një fëmijë në moshë të thyer.