Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ka ndezur rrjetet sociale me fotot e fundit nga pushimet e saj verore. E veshur me bikini elegante, Luana ka pozuar buzë detit duke treguar linjat e saj perfekte dhe një formë fizike për t’u admiruar.
Postimet e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer fjalët e ëmbla dhe komplimentet. “Mbretëresha e verës”, “Bukuria shqiptare”, dhe “E papërsëritshme” ishin disa prej reagimeve më të shpeshta.
Luana prej javësh po shijon pushimet në një destinacion bregdetar, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura e më të komentuarat në showbiz-in shqiptar.
#LuanaVjollca #HotSummer #Plazh #Showbiz