Mal i Zi, 2 bandat që nuk pyesin për shtetin qindra viktima dhe përplasje!

Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ndodhën dy vrasje – njëra në rrugë, tjetra në një kafene – si dhe sulmi fizik ndaj kryetarit të Komunës së Budvës, i cili u rrah në një lokal në plazhin Sllovenska të këtij qyteti.Autorët e vrasjeve, që dyshohet se lidhen me përplasjet midis klaneve kriminale, janë ende në kërkim.Një kalimtare rasti mbeti e lënduar lehtë, ndërsa miku i njërës prej viktimave u plagos më rëndë.

Policia tha se në tavolinë gjendeshin persona të interesit për sigurinë.Sipas të dhënave operative, Millaçiq ishte i afërt me klanin Shkalari.Si e sheh policia problemin e vrasjeve dhe rrahjeve?“Ajo që mund të lidhim, është se të dyja rastet ndodhën pas vrasjes së rëndë në Barcelonë.

Nuk mund të themi tani se është shkaku direkt, por që ka lidhje ndërkombëtare – ka”, tha Shqepanoviq.

Ai tha se disa nga aktivitetet kriminale, përfshirë ekzekutimet, janë rezultat i konflikteve që vijnë nga jashtë – nga rajoni dhe nga rrjetet kriminale në Evropë.

Sipas tij, policia “nuk mund të marrë përgjegjësi absolute për situatën e sigurisë në vend”, edhe pse roli i saj është thelbësor.“Duhet të përmend politikën e dobët penale dhe mosdhënien e dënimeve brenda afateve ligjore, sepse pikërisht këta persona janë objektiv i sulmeve ose kryejnë veprime kriminale”, tha Shqepanoviq.

Ai shtoi se së paku 70 persona u liruan, sepse gjykatat nuk dhanë asnjë vendim të shkallës së parë brenda periudhës ligjore trivjeçare.Shqepanoviq i përshkroi motivet e sulmit ndaj kryetarit të Komunës së Budvës, Nikolla Jovanoviq, si personale dhe politike.

Rrahja e kryetarit të BudvësJovanoviq, i cili u sulmua më 18 korrik në një restorant në plazhin Sllovenska, pësoi lëndime të rënda.U tha se u sulmua nga njerëz që i njihte – vëllezërit Jovo, Vidak dhe Millorad-Bato Mitroviq.Ata u arrestuan, por vetëm Jovo Mitroviq, i cili dyshohet se i shkaktoi lëndime të rënda Jovanoviqit, mbeti në paraburgim.Dy të tjerëve iu ndalua t’i afrohen Jovanoviqit, për shkak të sjelljes së tyre të dhunshme.

Vidak Mitroviq është zyrtar i partisë në pushtet në Mal të Zi, Demokracia e Re Serbe, e cila udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe është anëtar i bordit të Të Mirave Detare.Nikolla Jovanoviq pretendon se pas sulmit ndaj tij qëndron personalisht Andrija Mandiq dhe grupi i organizuar kriminal i Budvës, në të cilin bëjnë pjesë pesë anëtarë me mbiemrin Mitroviq.

Sipas tij, ata figurojnë në dokumentet e SOCTA-s si persona të interesit për sigurinë.SOCTA është një dokument i Byrosë qeveritare për koordinim operativ, që vlerëson rrezikun nga krimi i rëndë dhe i organizuar në Mal të Zi.Grupi kriminal i Budvës është i lidhur me klanin Shkalari.

Në janar të këtij viti, policia në Budvë bastisi pronat e familjes Mitroviq, në kuadër të një operacioni të madh kundër pronave të anëtarëve të klaneve kriminale të Shkalarit dhe Kavaçit.

Reagimet ndaj vrasjeve dhe rrahjeve

Opozita kërkoi dorëheqjen e udhëheqësve të shërbimeve të sigurisë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, dhe zëvendëskryeministrin për sigurinë, Alleksa Beçiq.Të dy ata janë zyrtarë të Demokratëve në pushtet.

Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë vlerësoi se në sektorin e sigurisë mbizotëron kaos i përgjithshëm, mungesë e njohurive dhe e integritetit profesional – gjë që ka krijuar gjendje kaotike në rrugë.

Partitë në pushtet iu kundërpërgjigjën opozitës, duke thënë se ishin mbështetje politike e mafies, e cila sundoi gjatë regjimit të mëparshëm.

Në Mal të Zi, pushteti ndryshoi në vitin 2020./REL