Ilir Meta i ka shitur vilën Baton Haxhiut, ky Samir Manes, skema e korrupsionit që e tha Meta!

Ilir Meta dje përveç lajmit të divorcit, nxorri një skemë që SPAK e dyshon si korruptive dhe që fsheh pastrimin e parave. Ai tha se vilën e tij në Qerret ja kishte shitur Baton Haxhiut dhe ky ja kishte shitur më pas Samir Manes.

Kjo është arsyeja se përse Baton Haxhiu ka shkuara në SPAK ku pasi doli gënjeu e tha se ishte për intervistë.

Por kjo tregon se Samir Mane , Ilir Meta e Baton Haxhiu kanë bashkëpunuar, madje edhe për kompaninë telefonike Plus që me pas falimentoi.

Kjo tregon se klasa e vjetër e gazetarëve, politikanëve dhe biznesmenëve janë bashkë dhe kanë dhënë e kanë marrë në cdo aspekt. Meta foli dje por kush e di sa gjëra të pathëna janë ende.