GJKKO vendosi të lërë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke mos marrë në konsideratë garancinë pasurore prej 5 milionë lekësh.
Në njoftimin zyrtar GJKKO ka zbardhur se cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj Beqajt, i cili ra në pranga më herët gjatë kësaj jave.Looking for a soulmate!AsiavibeSponsored LinksNë seancën që zgjati rreth 7 orë, gjykata vendosi gjithashtu lënien në burg të bashkëpunëtorit të Beqajt, Ermal Kurtulaj, ndërsa la në arrest shtëpie Elton Marinin dhe Alfred Nikollin.Po ashtu u caktua masa “detyrim paraqitje” për Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.
Sipas Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimt të Organizuar, Beqaj është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.