Greqi skandal në polici, i kapet shefit të policisë 5 ml euro. Nuk mungojnë shqiptarët

4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.

Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua.

Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë.Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë.Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera.

Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.

Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankareAutoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet.Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecarit dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçares shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.

Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.