Gjykata e Posaçme ka dënuar me tre vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme, në një seancë maratonë, ku Gjici hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se ishte futur në kurth nga ish-kryetari i qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili sipas tij, kishte paguar Alma Kaçin për të realizuar videon.
Gjici u filmua në momente intime brenda zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit, me shtetasen Alma K., të cilës i premtoi edhe një tender sistemimin e qenve të rrugës.Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gjicit është ulur në 2 vite burg. Sakaq, Alma Kaçi është dënuar me 1 vit burg për akuzën e “prostitucionit”.