Arrestohet edhe e ëma e 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila mbyti babain Anesti Rama me tel në fshatin Frashër të Fierit.
Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje.Sipas informacioneve, pasi e kanë mbytur me tel, e kanë dëmtuar në pjesët intime.
Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.
Ajo ka pranuar më pas krimin në polici, duke treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej.
26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.