Fier- Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë nën akuzë 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, mes të cilëve spikat emri i ish-nënkryetares së bashkisë, Adela Hysenaj.
Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit, janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Fierit.Bëhet djalë për një dosje që lidhet me mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia, me një dëm prej 40 mln lekësh sipas prokurorisë.
Gjithashtu akuzohen se “nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit”.