Erjon Veliaj nesër para gjykatës a do të lirohet apo jo!

Të hënën në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.Seanca e nesërme do të mbahet pasi ka një ankimim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vazhdimin e masës së sigurisë.

Objekti i kërkesës: “Ankim ndaj vendimit nr. 219 akti, datë 23.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Informacion 2 mujor për zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim Erion Veliaj lidhur me hetimet paraprake për procedimin penal Nr. 27, të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ndaj Veliajt, rëndojnë 12 akuza për 4 vepra penale:-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë;-Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim.

Gjyqtari i çështjes pritet të jetë sërish Engert Pëllumbi, i njëjti gjyqtar që mbajti në arrest Erion Veliajn, pas ankimimit të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, përmes avokatëve të tij, Veliaj ka kërkuar një masë sigurie më lehtësuese, kundrejt ofrimit të garancisë pasurore.