Propaganda qeveritare është në nivele të larta, në çdo fushë në arsim, në kulturë, ekonomi e kudo, përfshirë dhe mjekësinë.
E ndërsa mjekët ikin përditë e më shumë, bashkë me infermierët, qeveria Rama 3 vitin e kaluar u përball dhe me studentët e mjekësisë që donte ti bllokonte në mënyrë arbitrare diplomat. Çështje që ende mbeten e pazgjidhur.
Ka shumë për të thënë për skandalet dhe problemet e qeverisë, por mjafton të shikojmë këtë foto ekskluzive për të kuptuar se ka abuzime dhe vjedhje skandaloze në ndërtimin e “shëndetësisë” së re.
Fotoja i përket një dhome shtrimi të Maternitet Mbretëresha Geraldina, në Tiranë, ku duket lagështira dhe kushtet mizerabël të kësaj dhome. Një prizë për ngrohje dhe dy dyshekë me shumë gjasa plot lagështi e pisllëk. E garantuar që edhe një qytetar i shëndetshëm nga aty do të dalë me pasoja!
Mjafton kjo foto për të kultuar abuzimet e tmerrshme dhe korrupsionin që është bërë në mjekësi. Urojmë që SPAK të bëjë hetimet e nevojshme dhe aanjë nga ju mos të ketë “fatin” të shkojë aty.