Ish fituesja e Big Brother Egla Ceno kaloi një peripeci, por falë mjekëve si thotë ajo ja doli ja çfarë shkruan në rrjetet e saj sociale: Nuk ka fjalë që shprehin mjaftueshëm mirënjohjen që ndjej – Nëna ime pësoi një ishemi dhe gjithçka ndodhi papritur por falë mjekëve, stafit të urgjencës dhe spitalit është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin që i duhet.
Faleminderit nga zemra mjekëve dhe stafit të urgjencës të Beratit. Faleminderit nga zemra mjekëve dhe stafit të urgjencës QSUT dhe spitalit të Neurologjisë që u kujdesën dhe vazhdojnë të kujdesen me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.
Faleminderit dok. Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, dok. Kristela e Neurologjisë që po e survejon në këto momente. Dok. Genci Çakçiri, e ndjesë nëse kam harruar ndonjë emër nga tronditja e kësaj dite të gjatë.
Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete❣️Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë ♥️ Mirënjohja ime është e thellë. #RespektPërMjekët #mirënjohje #falenderim