E rëndë/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 33-vjeçari në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Një 33-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi rret orës 21:15, ku 33-vjeçari humbi kontrollin e mjetit e si pasojë e plagëve të marrë ndërroi jetë.

Burim bëjnë me dije se i riu është identifikuar me inicialet L. I., banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.