Prokuroria e Beratit ka thirrur ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për skandalin në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, pasi ka dalë në përgjime.
Çuçi pritet të dëshmojë në prokurori më 15 korrik, si person që ka dijeni për ngjarjen.Prokuroria e Beratit disponon biseda mes drejtorit të Kombinatit, Erjon Zylyftari që është drejtues i PS-së në Poliçan dhe ish-ministrit.Prokuroria e Beratit e ka regjistruar çështjen si “shpërdorim detyre” dhe mund t’ja kalojë Prokurorisë së Posaçme.