Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt.Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur.
Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.