Aktori i Hollivudit ja cili nga prindërit më dhunonte! Kalova trauma!

Jeta e Johnny Depp ka qenë gjithçka përveçse e lehtë, duke pasur parasysh fëmijërinë e tij të dhunshme dhe distancimin që ka marrë nga Hollywood-i, së fundmi për shkak të betejës së tij ligjore me Amber Heard.

Ylli 62-vjeçar dha një intervistë për Telegraph dhe foli për nënën e tij, Betty Sue Palmer, e cila vdiq në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare, duke e përshkruar atë si të paparashikueshme, agresive dhe shpesh të dhunshme. “Ajo më godiste me një shkop të mallkuar, me këpucë, me tavëll duhani, me telefon, nuk kishte rëndësi”, tha ai, duke shtuar: “Por e falënderoj për këtë.

Ajo më mësoi se si të mos i rrisja fëmijët e mi. Të bëja pikërisht të kundërtën e asaj që ajo bëri me mua.”Johnny Depp, i cili ka dy fëmijë me ish-partneren e tij, Vanessa Paradis, më parë i është referuar fëmijërisë së tij traumatike, veçanërisht në padinë për shpifje të vitit 2022 kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, e cila e kishte akuzuar atë për abuzim, gjë të cilën ai e mohoi kategorikisht.

Marrëdhënia e tyre e trazuar tronditi audiencën dhe çoi në shkarkimin e të dyve nga projekte të ndryshme profesionale.

Johnny Depp u zëvendësua në serialin “Fantastic Beasts” nga Mads Mikkelsen. Ai kujtoi momentin kur iu kërkua të largohej, duke thënë: “Ndërsa po bëja filmin, ata më thanë: ‘Duam që të largohesh.’Por, ajo që ata donin vërtet, ishte që unë të hiqja dorë nga aktrimi.”