Zjarret bllokojnë vendin, digjen 45.6 hektarë pyje. Dëm i madh!

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë shkrumbuar 45.6 mijë hektar pyje, ndërkohë që vjet për të gjithë vitin u dogjën në total 46 mijë hektar.

Me këtë situatë alarmante zjarresh nga veriu në jug, Instituti për Bashkitë Shqiptare kërkon nga qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore sidomos në dy bashki.