Banda Shqipëtare në hall, nuk dinin ku të fshihnin milionat e eurove. Ja përgjimet!

Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Sipas dosjes së SPAK prej 282 faqesh të siguruar nga Report Tv, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flitet për sasi të mëdha eurosh cash që transportoheshin në Shqipëri.

Dy anëtarët kryesorë të organizatës ishin Franc Çopja alias Franc Gergely, i cili është arrestuar disa kohë më parë në Belgjikë. Ai e drejtonte prej andej aktivitetin ku kujdesej për pritjen e lëndës narkotike që vinte nga Amerika Latine në Evropë si dhe akumulonte paratë.

Më pas shumat e eurove i dërgonte në Shqipëri, ku pritësi kryesor dhe që kujdesej për to ishte Ervis Çela.