Nga Kina në Shqipëri për të qenë…. prostituta!

Policia e Durrësit ka shkatërruar një tjetër rrjet prostitucioni në qytetin bregdetar, duke vënë në pranga dy shtetase kineze dhe proceduar 5 shqiptarë.

Si rezultat i operacionit “Storm 5”, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe. Këto shtetase kishin marrë 2 banesa me qira ku ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit.