Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve të policisë, një i ri është plagosur në dorë, duke shpëtuar kështu nga një goditje fatale.Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku dy shokë po konsumonin alkool.
Më pas, midis tyre ka nisur një debat i ashpër ulur në tavolinë, dhe një prej tyre ka nxjerrë armën e ka qëlluar.
Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.