Gra dhe vajza që drejtoni makinat, kujdes jeta është më e shtrenjtë se celulari!

Një aksident i rëndë në këtë segment rruge në autostradë ka ndodhir së fundmi, ku për fat të madh shoferja ka shpëtuar mrekullisht. Falenderimet i shkojnë Zotit që është gjallë, por kjo ngjarje nuk mund të shihet si rastësi.

Barriera mbrojtëse është lënë në gjysmë nga kompania ndërtuese Elmazaj, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Kjo është papërgjegjshmëri e pafalshme.

Kërkohen masa urgjente për të shmangur tragjeditë e ardhshme. Siguria nuk mund të lihet në mëshirë të fatit. Por gratë dhe vajzat duhet të kenë më kujdes në timon.