Linda Rama jep intervistë a ka dashur të bëhet ministre e Ramës!

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku u pyet mes të tjerash nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e politikës aktive.

Në intervistën me gazetaren Alice Taylor, Rama tha se pas eksperiencës në administratën shtetërore pas viteve ’90, si pjesë e Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, ajo zgjodhi të vazhdonte karrierën në fushën e kërkimit dhe këshillimit të pavarur, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.

Kam kuptuar shumë herët që për të hyrë në politikë duhet të jesh fituese”, u shpreh Rama, duke shtuar se kontributin e saj e ka parë më të dobishëm jashtë politikës, përmes shoqërisë civile dhe angazhimeve akademike.