I dëbuar nga Anglia 2 herë, prap shqiptari nuk pyet për policinë angleze!

Një shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar, ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjete sociale, ku shfaqet duke drejtuar një Benz Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

28-vjeçari Dorian Puka filmoi veten duke treguar targën e re ‘DO24 AMG’, që pasqyronte emrin e tij dhe markën luksoze të Mercedesit 80 mijë paund.

Më pas postoi një video në TikTok, duke ngarë automjetin luksoz nëpër rrugët e Londrës, shkruan Telegraph. I riu shqiptar ka ngjallur polemika për faktin se autoritetet nuk mund ta deportojnë sepse ka kërkuar azil.

Ai nuk mund të largohet derisa çështja e tij të shqyrtohet plotësisht, një proces që mund të zgjasë muaj ose vite, duke pasur parasysh numrin e madh të apelimeve në gjykatën e imigracionit.