Në vitit 2020, në banesën e Jonida Skejës, zyrtare e Komisionit të Prokurimeve Publike, mendohet të kenë hyrë disa persona të paidentifikuar për të vjedhur.
Surprizë, u ka dalë vëllai i zyrtares, i cili ndodhej në shtëpi në një fshat të Librazhdit, dhe i ka pikasur.
Mendohet ta kenë neutralizuar, teksa nga banesa morën 200 mijë Euro. Më tej, për të fituar kohë dhe për të mos rrezikuar që ai të njoftonte policinë, autorët e morën peng.
Përgjimet kanë zbuluar disa momente që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni.Në një nga bisedat, zyrtarja shprehet se, ndër të tjera, “po firmosim si delet për atë xhuxhin”. Një frazë që për prokurorët shihet si një referencë e qartë ndaj titullari të KPP-së, Jonaid Myzuri.Hetimi ndaj këtij të fundit nisi në vitin 2020 kur ai mori detyrën, pas dyshimeve se kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.
Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor 58.7 kilometra Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë Euro.