Konflikti për zënien e një sipërfaqe toke ështe shkaku i plagosjes së dyfishtë në Sarandë pasditen e së dielës.
Sipas burimeve të Shqiptarja.com, bëhet me dije se dy të plagosurit nga Kamza kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve që akuzohen si autorë të dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç.
Të plagosurit Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, të dy nga Kamza, pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën.