Zbulohet përse u vra 23 vjecari në Dibër, ja vrasësit nga Tropoja!

Personat që shihni në foto janë tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj, ky i fundit i arrestuar, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 9 korrikut buzë liqenit të Shkopetit.

Tre vëllezërit nga Tropoja janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës, ndërsa së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, alias Hoxha, gjithashtu i arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Petrit Çakrri është një person i njohur për policisë, pasi ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Referuar dosjes hetimore, dyshohet se Renis Dobra në disa raste nuk i ka dorëzuar vëllezërve nga Tropoja shumat e parave të fituara nga shitja e kokainës, duke pretenduar se disa herë droga është hedhur në rrugë, ujë apo liqen për arsye se po e ndiqte policia.

Vëllezërit Bushgjokaj kanë menduar se Dobra po i mashtronte dhe po i vidhte të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, arsye kjo që i ka bindur ata për ta vrarë. tema.net