Pamje të pabesueshme sot në Sarandë, ku qytetarët janë tronditur nga sjellja absurde e inspektorëve tatimorë.
Një peshkatar i thjeshtë, që kishte zënë pak peshk për të shitur në qytet, është ndalur nga tatimori i quajtur Muçi, i cili i ka kërkuar faturë tatimore për peshkun! Madje, me arrogancë ka deklaruar se nëse herën tjetër nuk e sjell me faturë, do t’ia sekuestronte!
Por absurdi nuk mbaron këtu. Muçi ka vazhduar “kontrollin” edhe në mal, ku një grua e moshuar, Bardha, po mblidhte rigon dhe çaj për të shitur ndonjë tufë dhe për të ushqyer familjen. Tatimori i ka kërkuar:”Ku e ke faturën për rigonin?”Gruaja e tmerruar është përgjigjur:”Po unë e mora në mal more bir, çfarë fature do?”Në rroba të grisura, me sytë plot trishtim, Bardha është kthyer në simbolin e talljes me varfërinë në Shqipëri.Kjo sjellje përbën një çmenduri administrative, ku në vend që të kontrollohen oligarkët, resortet luksoze, ndërtimet pa leje dhe pasuritë marramendëse, shteti sulmon hallexhinjtë, njerëz që mezi nxjerrin bukën e gojës.
⚠️ I bëjmë thirrje Kryeministrit: Ndalo tatimorët nga këto turpe kombëtare! Mësojini të mos shkojnë te peshkatarët dhe gratë që mbledhin rigon, por te ata që i grabisin Shqipërisë miliardat!