Zbulohet shpella e rrallë në Mirdit, Shqipëria mahnit ekspertët

Për herë të parë një skuadër tërësisht shqiptare realizoi zhytje dhe eksplorim nënujor brenda një shpelle në territorin e Kurbneshit në Mirditë.Eksplorimi u zhvillua më 11 korrik në shpellën “Kusia e Nue Gjonit”.

Përmes zhytjes profesionale, ekipi arriti të dokumentojë lidhjen midis dy liqeneve të brendshëm, me thellësi deri në 11 metra.Ekipi i përbërë nga speleologë, zhytës dhe ekspertë të mjedisit u udhëhoq nga Roland Doja dhe Alket Camaj.