Qyteti i Magdeburgt në Gjermani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një sulm, që u mori jetën 5 personave, njëri prej tyre fëmijë.
Numri i të plagosurve është rritur në 250, ndërsa sulmuesi, një mjek me origjinë nga Arabia Saudite u fut me makinë në tregun e Krishtlindjeve duke përplasur turmën e njerëzve. 15 prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.Sipas policisë, 50-vjeçari i cili e kishte marrë mjetin me qira hyri në turmë duke lëvizur me shpejtësi për rreth 400 metra.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg filloi në orën 19:04 të kur një BMË e errët hyri në turmë.Mediat raportojnë se sulmuesi e ka marrë me qira automjetin pak para sulmit, ndërsa besohet se ai ka vepruar i vetëm. Sulmuesi jeton në Gjermani që nga viti 2006.
Pamjet treguan edhe momentin e arrestimit të tij, i shtrirë në tokë me duar të lidhura dhe dy policë që qëndrojnë pranë tij.